Flash

Grabiti me armë dyqanin në Durrës, i riu ndihet keq në sallën e gjyqit dhe humb ndjenjat

Lapsi.al 10 January 2023
Grabiti me armë dyqanin në Durrës, i riu ndihet keq në

35-vjeçari, Erlind Shehaj, të cilit i ra të fikët në seancë, është rikthyer në sallën e gjyqit. Masa ka nisur të mbahet normalisht, bashkë me 34-vjeçarin Orges Mona.

Ngjarja e pazakontë ndodhi pak minuta në gjykatën e Durrësit ku po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve për vjedhje. Gjatë seancës njëri prej të akuzuarve është ndjerë keq dhe seanca është ndërprerë. Shehaj ka humbur ndjenjat dhe menjëherë është njoftuar shërbimi i urgjencës.

Shehaj me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia vendore si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës. Nga hetimet të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI