Flash

Katër automjete të vjedhura në pak ditë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

Lapsi.al 12 January 2023
Katër automjete të vjedhura në pak ditë, arrestohet

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 35-vjeçar. Ai dyshohet se është autor i katër vjedhjeve të automjeteve. Autori mësohet se është Adrian Isufi.

"Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Librazhd, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi 4 automjete, në Pogradec, Elbasan dhe Prrenjas, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen 4 automjetet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u vodh një automjet tip “Toyota”, organizuan veprimet dhe falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

- A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. "- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI