Flash

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit”, qeveria reagon para vendimit të Kushtetueses

Lapsi.al 13 January 2023
“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit”, qeveria reagon para

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar se Bordi i Transparencës për çmimin e naftës, por edhe për produktet ushqimore pritet të pezullohen. Ajo ka deklaruar se në qeveri po diskutohet për shfuqizim të tyre. Ky vendim mund të vijë gati një vit pas ngritjes së tyre.

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit. Jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje. Jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullim të aktiviteteve të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet, me qëllim pasjen e një çmimi më të ulët për konsumatorët”, tha ministrja në një intervistë për ABC.

Ministrja nuk dha një afat kur mund të shfuqizohen. Megjithatë ajo theksoi se do të qeveria do të vazhdojë të mbikëqyrë çmimet me qëllim mos ketë abuzime. Njoftimi vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritet të japë një vendimin mbi çështjen e bordeve, të cilësuara gjerësisht si të paligjshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI