Flash

Berisha: Qeveria po përpiqet të mbulojë vdekjen e Enver Sheshit

Lapsi.al 16 January 2023
Berisha: Qeveria po përpiqet të mbulojë vdekjen e Enver Sheshit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në një dalje për mediat vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Berisha tha se qeveria po mbulon vdekjen e tij dhe hodhi akuza të forta. Ai u shpreh se i kanë ardhur shumë denoncime, sipas të cilave Sheshi u vra pasi kishte pranuar të fliste.

"Vendimet dramatike të ditëve të fundit, faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies , qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë errësirën me të cilën qeveria të përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, nje breshëri mesazhesh vërshuan të cilët shprehnin dyhsime dhe bindje se i ndjeri Sheshi është viktimë e mafies së djegësve. Këto informata shtonin se Enver Sheshi, kishte vendosur të fliste. Pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, gjeti menyrën ta cojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm. Afera e djegësve është më flagrante. Ajo dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan si një organizatë kriminale."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI