Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në nëntor 2022

Lapsi.al 19 January 2023
Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në

Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.

Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje të jo të mirë. Tuneli i Murrizit që është aksi me më shumë kosto i rrugës është në ende në ndërtim dhe po përparon me ritme shumë të ulëta. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh. Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar më tej situatën, ku segmente të saj janë gjendur me shembje masive të dherave, aq sa edhe mjetet e kompanisë koncesionare kanë përfunduar në përroin ngjitur.

Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vite nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat.

Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë “Berisha” gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, kur nisi koncensioni ishin ndërtuar plotësisht 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.17 km dhe ishin të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.

Investimet publike po humbasin efektivitetin pasi janë copëzuar në projekte jofizibël dhe kontrata shumëvjecare. Rrugët kanë qenë prioriteti kryesore i qeverive ndër vite dhe vazhdojnë të jenë, por invetsimet janë përqendruar në periferi duke lënë qendrën e vendit me pa një rrjet bashkëkohor rrugor edhe pse 60 për qind e trafikut është na rajonin, Krujë, Durrës, Tiranë./ MONITOR

Të këshilluara

Gjendet e mbytur një grua në lumin Shkumbin

Një 48-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin. Familjarët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj. Trupi i saj u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin nga banor...

14:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI