Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Parashikimi i motit: Mbeten prezente reshjet e shiut

Lapsi.al 21 January 2023
Parashikimi i motit: Mbeten prezente reshjet e shiut

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore.

Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin ku dëborë më të dendur do të ketë në veri dhe veriperëndim të Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me ngrica, dëborë të dendur dhe temperatura shumë të ulëta Ku minimalet do të zbresin deri në – 7 gradë C. Kjo si pasojë e të ftohtit verilindor që ka përfshirë republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë mot të ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore në republikën e MV. Po ashtu, orët e pasdites mbeten me vranësira, ngrica dhe dëborë të dendur KU më të fokusuara reshjet e dëborës paraqiten në Dibrën e madhe. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme deri ne -4 apo -5 gradë C.

Rajoni dhe Evropa

Aktivizimi i ciklonit të Islandës do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shoqëruar me stuhi të fuqishme ere në ishujt britanikë si edhe brigjet veriperëndimore të kontinentit Evropian. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta verilindore; gadishulli i Ballkanit do të vijojë me ngrica, reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI