Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 22 January 2023
Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të PARAQITET në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora. Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të BIEN sërish në mëngjes, POR MBETEN knstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Ftohtë dhe ngrica në republikën e kosovës; Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta POR gjatë orëvë të pasdites pritet përmirësim i përkohëshëm i motit duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime POR serish ngricat dhe lagështira e lartë në ajër do të bëjë që ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit në kosovë do të zbresin deri ne -7°C dhe maksimalet do te ngjiten jo më shumë se 4°C.

Maqedonia e Veriut

Presioni i ulët atmosferik do të karakterizojë kushtet e motit në republiken e MV, për pasojë vranësira dhe reshje dëbore do të ketë gjatë orëve të paradites POR me intensitet të ulët. Pas-mesdite dhe ne vijim, priten herë pas here kthjellime të përkohëshme. Gjatë natës sërisht vranësirat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ulëta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës KU minimalet regjistrohen deri në -6°C dhe maksimalet jo më shumë se 5°C.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Ballkanit, Ishujt britanikë dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët POR i ftohtë të jetë dominant përgjatë gjithë 24 –orëshit. POR do të vijojë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica i gjithë gadishulli i Ballkanit; si pasojë e masave të ftohta me origjinë verilindore. Po ashtu, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta MBETET situata meteorologjike në Europën Lindore dhe vendet Nordike.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI