Flash

Audio-përgjimi për 21 janarin/ Meta: Shashkë e nivelit ordiner

Lapsi.al 24 January 2023
Audio-përgjimi për 21 janarin/ Meta: Shashkë e nivelit ordiner

Në një konferencë për mediat këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar audio-përgjimin e publikuar që zbulon një komunikim të drejtuesve të gardës më 21 Janar. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Sipas tij, kallëzimi i dorëzuar ditën e djeshme në SPAK nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për ngjarjen e 21 Janarit tregon se drejtësia hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

“Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur. Ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh. Shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama. Ata mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, tha Meta. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI