Flash

Shkëlzen Berisha pyetet në SPAK: Prokuroria të flasë për kaligrafinë e faksit të Aldo Bumçit

Lapsi.al 26 January 2023
Shkëlzen Berisha pyetet në SPAK: Prokuroria të flasë

Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga dëshmia që dha sot në SPAK për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.

Pjesë nga komunikimi me mediat:

Shkëlzen Berisha: Më bën përshtypje fakti që e njejta cështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.

 

 

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston.

Komunikim i gjatë me ministrin e Mbrojtjes atëherë?

Berisha: Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.

Çështja sipas mendimit tim është politizuar.

Jeni i frikësuar?

Berisha: Aspak.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI