Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

45 ditë rezistencë, protestuesi: Rama është Lukashenko i dytë

Lapsi.al 14 July 2026

Në nisjes së protestës së 45-të njëri prej aktivistëve u shpreh se protesta i ka treguar Europës se Rama është një Lukashenko i dytë dhe jo një lider novator siç e paraqet veten.

Ai shtoi se qeveria po sillet njëlloj si ajo e Ramiz Alisë gjatë protestave të studentëve në fillim të ’90.


Protestuesi: Arritjet e kësaj proteste, për 45 ditë janë të jashtëzakonshme. Të paimagjinueshme deri në ditën që kjo protestë nisi.

 
Kjo protestë ka denoncuar fuqishëm korrupsioni ne kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë e ka mplakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë. Për 45 ditë qëndresë paqësore kemi arritur t’ja çjerrim maskën këtij kryeministër që kudo që shkonte paraqitej dhe propagandonte veten si lider novator. Por për 45 ditë i treguam Europës dhe jo vetëm se ky nuk është lider novator, por Edi Rama thjesht është një Lukashenko i dytë. Justifikohet se e mban pushtetin me votat e popullit. Sistemi autokratik ku pakica përfiton në kurriz të shumicës. Kjo e ka nxjerrë popullin në shesh.

Kjo rini kaq kreative për 45 ditë ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Njësoj si Ramiz Alia po abuzojnë se pas qytetarëve të lirë dhe të ndershëm qëndrojnë forca të errëta. Faleminderit gazetarëve që na sollën në vëmendje deklaratat e Ramiz Alisë se nuk ka asnjë dallim ai sistem para 90, që përpiqen të na delegjitimojnë me akuza të pavërteta.  Në pamundësi, kryeministri bashkë me qeverinë kanë vendosur të na përgjigjen me arrogancë ndërsa ne përgjigjemi me rezistencë derisa ata të largohen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI