Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: 6 deputetët e LDK po e çojnë vendin në situatë të paqartë

Lapsi.al 2 September 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit që zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. 

Ai u shpreh se e ka informuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij, pasi 6 deputetë të LDK-së nuk i dhanë mbështetje kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, - ka thënë Abdixhiku.

Ai nuk ka komentuar shumë vendimin e 6 deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Sjediut.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur se a do të diskutojnë me Aleancën lidhur me gjashtëpikëshin, Abdixhiku tha se përderisa nuk marrin pjesë në zgjidhje të ngërçit politik, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Kjo s’është punë për mua. Jam përpjekur të bëjë një zgjidhje, atëherë bëjnë mirë që të ndihmojnë në zgjidhje. Por deri sa distancohen dhe nuk marrin pjesë në zgjidhje, atëherë vetvetiu shkaktojnë zgjedhje të parakohshme. Kështu nuk është bëhet zgjidhja. Beteja politike për Qeverinë duhet të bëhet për Qeverinë në Kuvendin e Kosovës, çështja e presidentit ta zgjidhim një president, duhet të sillemi normalisht”, tha ai.

Ndërkaq, se a është diskutuar për mundësinë e një dakordimi me Aleancën, Abdixhiku tha se s’ka qenë pjesë e diskutimeve.

“Jo, s’ka qenë pjesë e diskutimeve, por çdo parti është e mirëseardhur. Fatkeqësisht, me atë çfarë po shoh, ne po krijojmë një pamundësi numerike në Kuvendin e Kosovës”, - tha Abdixhiku. /Ekonomia Online

Të këshilluara

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI