Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Aksidentoi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston policin e “Shqiponjave”

Lapsi.al 15 October 2026

Aksidentoi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Tiranë-Rinas,

Një punonjës i Policisë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit, pranë kryqëzimit të fshatit Domje, në aksin rrugor Tiranë–Rinas.

Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë ligjore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

AMP arreston punonjësin e Policisë të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., me detyrë në Forcat “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.10.2026, rreth orës 00:45, në rrugën Tiranë–Rinas, pranë kryqëzimit të fshatit Domje, ku automjeti me drejtues punonjësin e Policisë është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i biçikletës, shtetasi S.M., 66 vjeç.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, punonjësit të Policisë I.T. iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, me vlerën 0.0 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i punonjësit të Policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.

AMP, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e angazhuar për ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore dhe për garantimin e zbatimit të ligjit.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI