Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Berisha kthehet nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

Lapsi.al 12 September 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vizitën njëjavore në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas kthimit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga udhëtimet më të rëndësishme politike të tij.

“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time”, tha Berisha para gazetarëve.

Kryetari i PD mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas, ku delegacioni shqiptar ishte i ftuar nga Unioni Demokrat Ndërkombëtar dhe Instituti Amerikan i Lidershipit.

Berisha e cilësoi konventën si një nga aktivitetet elektorale më të mëdha që kishte ndjekur, ndërsa u ndal veçanërisht te fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tij, mesazhet e Trump për luftën kundër komunizmit dhe trafikut të drogës ishin goditëse edhe për zhvillimet politike në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha tha se zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të Kongresit, Senatit dhe administratës amerikane, së bashku me Fatmir Mediun dhe anëtarë të tjerë të delegacionit.

Një pjesë të rëndësishme të vizitës e zunë edhe takimet me diasporën shqiptare. Berisha i cilësoi ato frymëzuese, ndërsa tha se komuniteti shqiptaro-amerikan është sot shumë më i fuqishëm se tre dekada më parë. Ai e krahasoi vizitën me udhëtimin e tij në SHBA 35 vite më parë, kur, sipas tij, kërkonte mbështetje për ndryshimet politike në Shqipëri.

Të këshilluara

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI