Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Dalin PAMJET e grabitjes/ Karabinierët italianë gjejnë 3 pikturat që vlenin miliona euro

Lapsi.al 14 August 2026

Tre piktura me vlerë mbi 9 milionë euro që u vodhën në muajin mars në Fondacionin Magnani Rocca, në rajonin e Parmës në Itali, u gjetën dhe u rikuperuan nga Korpusi i Karabinierëve. Siç raportohet nga Reuters, pikturat u gjetën pas një hetimi të gjerë. 

Bëhet fjalë për pikturën "Natura morta con ciliegie" (1890) nga Paul Cézanne, në laps dhe akuarel mbi letër të bardhë, e vlerësuar 6 milionë euro.

Piktura tjetër është "Les Poissons" (1917) nga Pierre-Auguste Renoir, në vaj mbi kanavacë, e nënshkruar dhe e datuar "Renoir 1917", e vlerësuar afërsisht 3 milionë euro.

Piktura e tretë është "Odalisca sulla terrazza" (1922) nga Henri Matisse, akuatintë me ngjyra mbi letër, e vlerësuar 20,000 euro. 

Piktura e Pierre-Auguste Renoir, "Les Poissons", vaj mbi kanavacë e vitit 1917, konsiderohet veçanërisht e vlefshme, me vlerën e saj të vlerësuar në disa milionë euro, pasi është një nga veprat e pakta të artistit të ekspozuara përgjithmonë në Itali.

Vjedhja ndodhi natën e 22-23 marsit 2026, kur një bandë e organizuar mirë hyri me forcë në muze pasi kishte prerë hekurat e perimetrit të portës me një sharrë, duke përfunduar "aksionin" në më pak se 3 minuta. Autorët, me fytyrat e mbuluara, lanë një pikturë të katërt në vendngjarje kur u aktivizua sistemi i alarmit, mbi të cilën u gjetën gjurmë biologjike dhe gjurmë gishtash që ndihmuan në hetim. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI