Flash

VIDEO/ Humbën avionin, 2 vajza hyjnë në pistë për ta ndalur

Lapsi.al 10 August 2026

Sapo ke kuptuar se avioni yt është gati të niset pa ty në bord. Cilat janë mundësitë e tua? Të shpërthesh në lot para stafit të aeroportit. Të blesh një biletë tjetër. Të pajtohesh me faktin se do të kesh ende pushime, por bagazhi yt po udhëton jashtë vendit?

Dy gra në aeroportin më të madh në Rusi duket se kanë pasur një ide tjetër. Një kamera i ka filmuar ata duke u ecur nëpër pistë me taka të larta, teksa avioni i tyre Aeroflot fillon të lëvizë mbrapsht.

Videoja, e cila thuhet se është filmuar më 25 korrik, tregon vajzat simpatike duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen e stafit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo të Moskës.

Një punëtor i vëren vërtet ato dhe më pas komunikon menjëherë në radio për të njoftuar të tjerët. Vajzat u shoqëruan menjëherë në ndërtesën e terminalit… dhe u vunë nën kujdesin e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).

Sipas mediave lokale, aeroporti deklaroi se vajzat kishin kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë para fluturimit dhe ndodheshin në zonën “sterile” në momentin e incidentit.

“Pasagjeret shkelën linjat e sigurisë dhe hynë në zonën e kufizuar pa autorizim. Shkelja u zbulua nga stafi i aeroportit në detyrë” – thuhej në deklaratë.

Pasagjeret u ndaluan menjëherë dhe iu dorëzuan oficerëve të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.

"Agjencitë e zbatimit të ligjit po ndërmarrin veprime ligjore kundër këtyre individëve. Incidenti nuk përbënte kërcënim për sigurinë e fluturimit ose të pasagjerëve."

Duhet të jetë një mësim për të gjithë ne, se ndoshta nuk ia vlen të qëndrosh aq gjatë në dyqanet “Duty Free Shop”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI