Flash

Droni rus godet për herë të parë një zonë të banuar në Rumani, plagosen dy persona

Lapsi.al 29 May 2026

Rumania, vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, është goditur nga një dron gjatë një sulmi rus gjatë natës ndaj Ukrainës fqinje. Si pasojë janë plagosur dy persona në një qytet juglindor të vendit. Lajmi vjen nga Ministria rumune e Mbrojtjes, e cila shpjegon: “Gjatë natës, mes 28 dhe 29 majit, Federata Ruse rifilloi sulmet me dronë kundër objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë. Njëri prej këtyre dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune, u ndoq nga radarët deri në pjesën jugore të qytetit Galați dhe u përplas në çatinë e një pallati, duke shkaktuar zjarr”. 

Ky është rasti i parë që nga nisja e luftës kur një dron godet një zonë të populluar në territorin rumun dhe shkakton të plagosur. duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës. Ministria sqaroi se Bukureshti ka informuar aleatët dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për incidentin dhe ka kërkuar përshpejtimin e transferimit të sistemeve kundër dronëve në Rumani.

Rumania, e cila ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka raportuar 28 raste të shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga dronë rusë që prej nisjes së sulmeve të Moskës ndaj porteve ukrainase përgjatë lumit Danub, bëri të ditur Ministria rumune e Mbrojtjes. Ministria shtoi se deri tani janë gjetur fragmente dronësh në territorin rumun në 47 raste të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI