Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Dy tifozë paguhen me 50 mijë dollarë për të parë të 104 ndeshjet e Botërorit brenda një kubi: pse e bëjnë këtë

Dy krijues amerikanë përmbajtjesh, Austin Franklin dhe Kevin Akoto, janë punësuar për një “detyrë” vërtet të veçantë

Lapsi.al 12 June 2026

Ka nga ata që paguajnë (madje shumë, nëse kanë blerë një biletë stadiumi, por edhe në shtëpi në shumicën e vendeve nevojitet abonim për të parë të gjitha ndeshjet, për të ndjekur Botërorin e futbollit. Dhe ka nga ata që paguhen (po ashtu shumë) për të parë në televizion të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2026, e cila sapo ka nisur në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Puna e ëndrrave” për dy të rinjtë

Dy krijues amerikanë përmbajtjesh, Austin Franklin dhe Kevin Akoto, janë punësuar për një “detyrë” vërtet të veçantë: të shikojnë në televizion të gjitha 104 ndeshjet e Botërorit, jo nga shtëpia e tyre, por të mbyllur brenda një kubi të madh prej xhami transparent të vendosur në qendër të Times Square në Nju Jork. Nisma, e organizuar nga “FOX One” (platforma streaming e “FOX Sports”) në bashkëpunim me “Indeed” (një faqe për oferta pune), i ka shndërruar dy të rinjtë në një lloj “atraksioni turistik futbollistik”. Kushdo që kalon në një nga sheshet më ikonike të botës mund të ndalet dhe t’i shohë teksa ndjekin ndeshjet drejtpërdrejt.

Dy të rinjtë, të quajtur në këtë iniciativë “Chief World Cup Watchers”, do të jetojnë për më shumë se një muaj, deri në finalen e Botërorit më 19 korrik, brenda këtij salloni prej xhami, të pajisur me divane lëkure, frigorifer dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të përballuar kalendarin shumë të ngjeshur të ndeshjeve. Austin dhe Kevin u zgjodhën mes më shumë se 6000 kandidatëve përmes Indeed. Të dy janë krijues përmbajtjesh të specializuar në futboll, ndaj janë perfektë edhe për të realizuar video reagimesh.

Sepse, përveçse do të shikojnë çdo ndeshje të Kupës së Botës nga kubi, ata do të duhet të krijojnë përmbajtje për rrjetet sociale (reagime, postime, video) dhe të ndërveprojnë me tifozët. Gjithashtu, sigurisht, do të jenë vazhdimisht të ekspozuar për publikun përmes mureve transparente të kubit: njerëz që shikojnë njerëz të tjerë duke parë futboll brenda një kubi xhami në mes të kaosit të Times Square. Jo keq si ide për të tërhequr vëmendjen, që është pikërisht objektivi i atyre që e kanë menduar këtë projekt.

Pse Austin dhe Kevin marrin kaq shumë para?

Për këtë detyrë të pazakontë, secili prej tyre do të marrë 50 mijë dollarë, me qëllimin final për të promovuar transmetimin e Botërorit në FOX One. Bëhet fjalë për një fushatë marketingu virale të studiuar në detaje nga transmetuesi amerikan, i cili dëshiron të flitet sa më shumë për shërbimin e tij streaming gjatë Kupës së Botës. Ndërkohë, partneri “Indeed” e shfrytëzon rastin për të treguar se në faqen e tij mund të gjenden edhe “punë ëndrrash”. Dhe kjo, për një tifoz futbolli, padyshim që është një e tillë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI