Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

E pazakontë në Tiranë/ Punonjësja grabit 5 mijë euro nga exchange, që në ditën e parë të punës

Lapsi.al 15 July 2026

Kumrie Zika, një hajdute seriale, është kthyer në makthin e bizneseve të Tiranës muajt e fundit.

Rasti më i freskët është i një biznesi të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”.

 
Zika nuk ka zgjedhur vjedhjen ordinere duke hyrë fshehurazi apo diçka e ngjashme, por është paraqitur si e interesuar për punë.

 
 
Biznesi ka vendosur ta rekrutojë, duke parë edhe nevojën për një punonjëse, dhe i dhënë mundësinë Zikës që të zbatojë planin e saj.

Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, siç duket në video, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar ka njoftuar policinë, e cila ka aksesuar kamerat e sigurisë dhe ka identifikuar menjëherë autoren, Kumrie Zika.


Disa orë më pas ajo është arrestuar në zonën e “21 Dhjetorit” dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vjedhjes. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zika ndjek këtë mënyrë vjedhjeje, teksa të njëjtin plan e ka ekzekutuar edhe në 3 apo 4 raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.

Ajo që e bën edhe më “spektakolare” këtë ngjarje është se mjafton një kërkim në “Google” me emrin e saj dhe shikon që Zika ka qenë e ftuar në disa televizione duke dhënë opinione për çështje të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI