Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

Lapsi.al 5 September 2026

Kosova po rrezikon të hyjë në një periudhë të re të bllokadës institucionale në mungesë të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

Në rast se nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për çështjen e shefit të shtetit, nga 5 tetori vendi mbetet edhe pa president.

Njohës të fushës thonë se në këtë situatë partitë politike duhet të vendosin sa më shpejt, nëse nuk arrijnë marrëveshje, t’i shpallin zgjedhjet e reja.

Ata paralajmërojnë se një situatë ku Kosova mbetet pa president, do të sillte pasoja politike dhe institucionale për vendin.

“Kjo zgjedhje e këtij presidentit duhet të bëhet para datës 4-5 tetor. Në rast se nuk ndodh kjo, kjo është situatë e paprecedent, e rrezikshme sepse cenon sigurinë kombëtare të Kosovës. Për herë të parë ndodhë që një shtet në Bashkimin Evropian të funksionojë pa asnjë titullar....”,  ka thënë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

Njohësit e fushës thonë se partitë politike nuk duhet të lejojnë që të kalohet më shumë kohë pa institucione funksionale.

“Kur ky debat të shterrohet Kosova le të shkoj në zgjedhje dhe u.d e presidentes të caktoj një datë sa më shpejt për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë që deri para datës 5 tetor ta kemi një Kuvend të ri, qeveri të re dhe një president që është legjitim dhe legal që votohet nga Kuvendi i Kosovës. Në këso rrethana pas datës 5 tetor ne shkojmë në anarki kushtetuese, nuk do të ketë as kush ti thërras partitë për konsensus”, ka thënë Naim Jakaj, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi

Zvarritja e formimit të institucioneve i ka humbur Kosovës dhjetëra miliona euro nga Plani i Rritjes, derisa ngërçi politik vlerësohet se do ta dëmtojë edhe më shumë vendin.

“Ndërkohë pasojat do të jenë të rënda, siç e përmenda. Financat nga plani i rritjes, financat nga plani i brendshëm, çështjet që lidhen me diplomacinë, shërbimin e jashtëm, me lobimin e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Jakaj.

Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 6 vota për ta zgjedhur presidentin e ri. Partia Demokratike, Aleanca e 6 deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do të ofrojnë kontribut në këtë drejtim. /RTK

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI