Flash

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

PAMJET/ Presidenti i Sirisë paguan kafen me kartë, hera e parë që ndodh në këtë vend

Lapsi.al 2026-08-27 21:44:02

PAMJET/ Presidenti i Sirisë paguan kafen me kartë, hera e parë

Presidenti sirian Ahmad al-Sarrah përdori një kartë Visa për të paguar në një restorant në Damaskun e Vjetër. Mund të duket si diçka e zakonshme për një vend perëndimor, por në Siri është një gjest simbolik që shënon përpjekjet e këtij vendi për t'u rilidhur me sistemin financiar global pas viteve të sanksioneve ndërkombëtare. Në një video të publikuar nga Siria TV, Al-Sharrah bëri pagesën elektronike të mërkurën në prani të guvernatorit të Bankës Qendrore të Sirisë, Safwat Raslan.

Të enjten, Visa njoftoi se kishte përfunduar me sukses provat për të kryer një transaksioni të vërtetë ndërkombëtar me kartë në Siri. Kompania e quajti zhvillimin një hap të rëndësishëm drejt lejimit të vizitorëve nga jashtë vendit për të përdorur kartat Visa në këtë vend.

Visa bashkëpunoi me Bankën Qendrore të Sirisë, Fransabank dhe Paymera për të ekzekutuar transaksionin. Sipas kompanisë së pagesave dixhitale, ky moment historik është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të zhvilluar transaksionet elektronike dhe për të forcuar lidhjen e Sirisë me ekonominë globale dixhitale.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Siria po përpiqet të rindërtojë ekonominë e saj dhe të rivendosë lidhjet me tregjet ndërkombëtare, pas heqjes së sanksioneve. Duke folur në hapjen e Panairit të 63-të Ndërkombëtar të Damaskut të mërkurën, Ahmad al-Sharrah tha se vendi ka hyrë në një fazë të re rindërtimi dhe zhvillimi.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se Siria do të jetë në gjendje të rifitojë rolin e saj historik si një urë midis tregjeve, një korridor tregtar dhe një qendër ekonomike që lidh Lindjen dhe Perëndimin.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi të hënën se Siria ishte hequr nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, duke përmbushur angazhimet e administratës Trump për të lehtësuar sanksionet. Siria kishte qenë në listën e SHBA-së që nga viti 1979. Heqja e saj, pas 47 vitesh, shihet si thelbësore për rivendosjen e transaksioneve ekonomike, tërheqjen e investimeve dhe riintegrimin gradual të vendit në sistemin financiar ndërkombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI