Flash

FKA Twigs fiton betejën ligjore me Shia LaBeouf

Lapsi.al 6 October 2026

FKA Twigs fiton betejën ligjore me Shia LaBeouf

Këngëtarja FKA Twigs ka zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen e fundit ligjore me ish-partnerin e saj, aktorin Shia LaBeouf, duke fituar të drejtën të flasë publikisht për përvojat e saj të pretenduara me të.

Në një dokument të depozituar më 5 tetor në Gjykatën Superiore të Los Angeles County, Twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Barnett, 38 vjeç, kërkoi pushimin e çështjes kundër LaBeouf, 40 vjeç, pasi të dy palët kanë zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e tyre.

Avokati i këngëtares, Mathew Rosengart, e cilësoi zhvillimin si një fitore të rëndësishme.

“Twigs u ngrit për diçka më të madhe se vetja e saj, për të gjitha gratë që kanë mbijetuar abuzimin seksual”, deklaroi ai, duke shtuar se vendimi e lejon tashmë Twigs të flasë për përvojën e saj, të mbështesë gra të tjera dhe të angazhohet në kauza bamirësie pa frikën e pasojave ligjore.

Nga ana tjetër, avokatja e LaBeouf, Shawn Holley, tha se aktori “i uron Twigs vetëm më të mirat në jetën dhe karrierën e saj” dhe se ka rënë dakord t'i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë mes tyre.


Sipas dokumenteve të gjykatës, LaBeouf ka rënë dakord që klauzolat e kontestuara të mosdeklarimit të jenë “të përfunduara dhe të pavlefshme”. Kjo do të thotë se Twigs tashmë mund të flasë publikisht për përvojat e saj dhe të mbështesë kauza apo organizata të ndryshme pa frikën e ndonjë ndëshkimi ligjor.

Mosmarrëveshja e fundit lidhet me një padi që Twigs ngriti ndaj LaBeouf në dhjetor të vitit 2020. Dyshja kishte qenë në një lidhje nga rreth korriku 2018 deri në maj 2019. Twigs e kishte akuzuar aktorin për abuzim seksual, sulm dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, ndërsa LaBeouf i kishte mohuar akuzat.

Në korrik të vitit 2025, të dy arritën një marrëveshje për ta zgjidhur çështjen jashtë gjykatës. Në atë kohë, ata deklaruan se i uronin njëri-tjetrit “lumturi personale, sukses profesional dhe paqe në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI