Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Gerapetridis vizitë në Sarajevë: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, prioritet i Athinës

Lapsi.al 19 June 2026

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Bosnjë Hercegovinë ku u takua me homologin e tij Helmin Kovakovic, në Sarajevë.

Gerapetritis deklaroi se Greqia, si shteti anëtar më i vjetër i Bashkimit Evropian në rajon, që nga viti 2003, ka qëndruar fort në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në krye të axhendës së presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2027 dhe ne do të punojmë shumë për të arritur rezultate të prekshme deri në fund të mandatit tonë. Procesi i zgjerimit është bërë përsëri një përparësi kryesore evropiane dhe kjo është në dobi si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të vetë Evropës.” theksoi ai.

Gerapetritis kujtoi se nënshkrimi i Deklaratës së Delfit prillin e kaluar ishte një akt me simbolikë të lartë dhe një mesazh i qartë se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është vërtet e pakthyeshme.

“Është koha që vendet e rajonit t’i përgjigjen situatës aktuale dhe të shfrytëzojnë potencialin që ka rajoni si një hapësirë paqeje dhe prosperiteti, si dhe një zonë me rëndësi të veçantë për sigurinë e Evropës. Arritja e këtij qëllimi është e lidhur pazgjidhshmërisht me rrugën e rajonit drejt anëtarësimit në BE.”

Të dy ministrat ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe të qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të energjisë. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me potencial të konsiderueshëm zhvillimi, siç janë turizmi, kultura dhe arsimi.

“Për të zhvilluar më tej këta sektorë, janë të nevojshme lidhje të rregullta transporti”, tha ministri dhe njoftoi se lidhja e drejtpërdrejtë ajrore midis Athinës dhe Sarajevës do të rifillojë rregullisht nga tetori i ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI