Flash

Goditet një tjetër Call Center në Tiranë, 7 të arrestuar dhe dhjetëra të proceduar

Lapsi.al 17 June 2026

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “End Point”, duke goditur një veprimtari të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes call center-ave në Tiranë. 

Gjatë operacionit u arrestuan 7 persona, mes tyre shtetas shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë, ndërsa 27 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë. 

Shtetasit e arrestuar janë: Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel. 

Sipas Policisë, të dyshuarit janë përfshirë në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga kontrollet në ambientet e përshtatura për këtë aktivitet u sekuestruan një shumë eurosh të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, 70 kompjuterë dhe 49 telefona celularë.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. 

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajan dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj).

Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.

Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI