Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Greqi, Gjykata e Lartë rrëzon kushtin e të ardhurave minimale për përfitimin e shtetësisë

Lapsi.al 29 May 2026

Gjykata e Lartë e Greqisë ka marrë një vendim (nga i cili përfitojnë edhe shqiptarët pa shtetësi greke) që të huajt që aplikojnë për shtetësi greke nuk janë të detyruar të provojnë një nivel minimal të ardhurash vjetore për të fituar shtetësinë.

 
Në vendimin e publikuar më 27 maj 2026, gjykata thekson se të ardhurat e aplikantit janë vetëm një nga elementët që administrata merr në konsideratë për të vlerësuar integrimin e tij ekonomik dhe social në Greqi, por nuk përbëjnë kusht të detyrueshëm apo vendimtar.

Pra, mungesa e një page të lartë apo e një niveli të caktuar të ardhurash (rroga bazë plus 10% për çdo antëarë të familjes) nuk mund të çojë automatikisht në refuzimin e shtetësisë.

Sipas gjykatës, autoritetet duhet të vlerësojnë në tërësi situatën e aplikantit, duke marrë parasysh faktorë si punësimi i qëndrueshëm, aktiviteti ekonomik, pagesa e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, si dhe lidhjet e krijuara me jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Gjykata argumenton se legjislacioni grek nuk parashikon një prag minimal të ardhurash si kusht për marrjen e shtetësisë. Për këtë arsye, një kërkesë nuk mund të refuzohet automatikisht vetëm për shkak se aplikanti nuk arrin një nivel të caktuar të ardhurash, nëse ekzistojnë prova të tjera që tregojnë integrimin e tij në shoqërinë greke.

Vendimi pritet të ketë ndikim në shqyrtimin e kërkesave për marrjen e shtetësisë greke, pasi kufizon mundësinë e administratës për ta përdorur nivelin e të ardhurave si kriter përjashtues për marrjen e shtetësisë greke.

Për vite me radhë, shumë emigrantë përballeshin me praktikën administrative ku kërkohej të provonin të ardhura të konsiderueshme vjetore për të kaluar filtrin e “integrimit ekonomik”.

Ekspertët e çështjeve të emigracionit në Greqi e konsiderojnë këtë një fitore të rëndësishme për të drejtat e emigrantëve dhe një rikthim te fryma reale e integrimit social, përtej kritereve të “thata” mekonomike.

Për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Greqi, ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një trajtimi më të drejtë në procesin e marrjes së shtetësisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI