Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

“Hajde se kemi një surprizë”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Nuk i fal ato

Lapsi.al 7 July 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht.

Ajo tregon se më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Në vend të kësaj, morën një telefonatë që i njoftonte se 17-vjeçarja ndodhej në spital, ku kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar.

Kur shkoi ta merrte, nëna vuri re menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën.

Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.” Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare.

Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte mohuese. Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte.

Menjëherë pas rrëfimit, familja iu drejtua Policisë së Fierit për të bërë kallëzimin, ndërsa e mitura mori edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Nëna tregon se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazhdon të jetojë me frikë, qan shpesh, dridhet, është e mbyllur në vetvete dhe nuk është më e njëjta si përpara ngjarjes.

Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një periudhë shumë të rëndë emocionale, duke mos gjetur qetësi prej më shumë se një muaji. Sipas saj, mendimi se vajza po kërkonte ndihmë në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhimbja më e madhe që mban mbi supe.

Në intervistën e saj, nëna shprehet se nuk arrin të kuptojë se përse vajza e saj u bë objekt i një dhune kaq të rëndë dhe shpreson që hetimet të zbardhin motivet e plota të ngjarjes.

E pyetur për kërkimfaljen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përfshira, ajo tha se e kupton dhimbjen e çdo prindi, por për momentin nuk e ndjen veten në gjendje të falë.

“Vetëm unë e di sa po e vuaj këtë ngjarje. Qaj fshehurazi që të mos më shohin fëmijët. Kam një muaj që nuk fle gjumë dhe mendoj vetëm për vajzën time,” u shpreh ajo.

Ngjarja u bë publike pasi pamjet e dhunës u shpërndanë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa autoritetet kanë apeluar që videot të mos publikohen, për të mbrojtur të miturën dhe për të shmangur riviktimizimin e saj. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI