Flash

Harry Styles nderon Liam Payne në koncertin e fundit në Wembley

Lapsi.al 5 July 2026

Harry Styles ka emocionuar fansat gjatë natës së tij të fundit në Wembley Stadium, duke mos arritur të mbajë lotët teksa i bëri një homazh ish-shokut të grupit, Liam Payne.

Këngëtari 32-vjeçar po zhvillon një seri koncertesh të suksesshme në Londër, me 12 net të shitura, duke vendosur një rekord për numrin e performancave në një vit në këtë stadium.

Gjatë koncertit të së shtunës, Styles ndaloi për disa çaste për të folur me publikun dhe për t’i dedikuar një mesazh prekës anëtarëve të One Direction, përfshirë Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe veçanërisht Liam Payne.

“Nuk do të isha këtu sonte pa katër miqtë e mi. Dua t’i falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam!” – u shpreh ai para turmës, ku ndodheshin edhe familjarët e Liam Payne.

 

Familja e këngëtarit të ndjerë – prindërit Geoff dhe Karen, motra Ruth dhe nipi i tij – ishin të pranishëm në stadium për ta përfaqësuar atë në këtë mbrëmje emocionuese. Liam Payne ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 31-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Argjentinë.

Në koncert ishte e pranishme edhe motra e Harry-t, Gemma Styles, e cila doli në skenë për një mesazh urimi dhe vlerësimi për karrierën e tij.

“Jam krenare për atë që je dhe për mënyrën si i bën të tjerët të jenë vetvetja,” – tha ajo.

Koncerti i fundit në Wembley u bë gjithashtu pjesë e vëmendjes mediatike për një moment tjetër, kur Harry Styles interpretoi këngën “Two Ghosts”, e cila prej kohësh lidhet me historinë e tij me Taylor Swift.

Fansat e lidhën performancën edhe me dasmën e përfolur të Swift me Travis Kelce në New York, duke e bërë mbrëmjen edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Harry Styles ka qenë pjesë e grupit One Direction, i cili u formua në “The X Factor” dhe u bë një nga grupet më të suksesshme në botë, përpara pauzës së tyre në vitin 2016.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI