Flash

Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë për Kosovën

Lapsi.al 27 May 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të saj “mes shteteve demokratike”.

Ajo i bëri këto deklarata gjatë një takimi me dy kongresistët amerikanë, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam.

Sipas Presidencës, Haxhiu e falënderoi Selfin për mbështetjen e ofruar për rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale, por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, tha Haxhiu, sipas njoftimit për media.

Self dhe Subramanyam gjatë qëndrimit në Kosovë u takuan edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Po ashtu, kongresistët zhvilluan takim edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë, Glauk Konjufca.

Vizita e kongresistëve vjen pasi në prill, Self, së bashku me kongresistët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në këtë rezolutë, që gëzon mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara, thuhet se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Kosova synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për anëtarësim, teksa mosnjohja nga katër shtete të NATO-s (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) vlerësohet pengesë drejt anëtarësimit në aleancë.

Vendi aktualisht është në proces të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, proces që pritet të zgjasë deri më 2028.

Pranimi i një anëtari në NATO kërkon mbështetje unanime, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin e Kosovës.

Self dhe Subramanyam arritën në Kosovë pasditen e 26 majit, pasi qëndruan në Luginë të Preshevës ku u takuan me zyrtarë të ndryshëm shqiptarë në jug të Serbisë.

Self tha se pasi mësuan për problemet reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, vizita në Kosovë zhvillohet për të “mësuar për pakicën serbe atje”.

“Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre", u tha Self gazetarëve në Luginë të Preshevës.

Para se të qëndronin në Luginë të Preshevës - term që përdoret për tri komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku jetojnë shqiptarë - kongresistët zhvilluan takime në Bosnje dhe Hercegovinë./ Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Alarmi global për Super El Niño! Rrezik i madh për ndërprerje të internetit

Shkencëtarët dhe meteorologët po ndjekin me shqetësim një zhvillim të mundshëm klimatik të quajtur “Super El Niño”, për të cilin Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) ka paralajmëruar se mund të shfaqet në korrik të këtij viti. Fenomeni El Niño lidhet me ngrohjen anormale të ujërave të Oqeanit Paqësor, e cila ndikon në […]

13:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI