Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Hysaj elozhe për Maran: "Me këtë trajner do kemi shumë raste për shënim"

Elseid Hysaj është gati të japë kontributin e tij sërish, tre ditë pas prezencës pozitive në miqësoren e humbur me Izraelin, edhe kundër Luksemburgut.

Lapsi.al 5 June 2026

“Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha luajnë mirë në futboll, dhe kush nuk ka emra janë fuqizuar dhe duhet të kemi kujdes. Kemi punuar me video. Me ndihmën e trajnerit do sistemojmë 2-3 gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e kaluar". Elseid Hysaj është gati të japë kontributin e tij sërish, tre ditë pas prezencës pozitive në miqësoren e humbur me Izraelin, edhe kundër Luksemburgut. Mbrojtësi i djathtë kërkon të shpjegojë se do të jetë e komplikuar, si çdo ndeshje: "Në fushë jemi të gjithë njësoj, 11 kundër 11. Nuk është e thënë se Italia fiton lehtë me Luksemburgun ose Shqipëria. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë të përqëndruar, ne duhet të jemi 120% më shumë të përqëndruar se ata, për të fituar ndeshjen".

Futbollisti, që ka mbyllur tashmë kontratën me Lazio-n, i kthehet edhe ndeshjes me Izraelin, që evidentoi gabime të shumta para portës, sidomos me rastin e shpenzuar nga Mehmeti në pjesën e parë: "Gabimet para portës janë pjesë e lojës. Një sulmues mund të bëjë gol nga 50 metra, si dhe të gabojë 1 metër afër portës. Duhet të jemi pozitiv, me këtë trajner do kemi shumë raste për shënim, thjesht duhet që sulmuesit të lirohen nga presioni që kanë. Broja, Mehmeti, Daku dhe të tjerë kush do luajë, ta dinë se mbështetjen tonë e kanë afër".

Maran e ka nisur me humbje, por ka fituar shpejt vlerësimin e senatorëve të skuadrës: "Besoj te zgjedhja e trajnerit dhe forca e ekipit. Ëndërroj të kualifikohemi në Europian dhe të fitojmë Ligën e Kombeve. Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të. Që i vogël kam pas ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të luaj 100 ndeshje”, u shpreh Hysaj.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI