Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

I akuzuar për spiunazh/ Arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Lapsi.al 6 October 2026

I akuzuar për spiunazh/ Arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-presidentin e shërbimit të inteligjencës së jashtme BND, August Hanning, nën dyshimin për spiunazh, nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe veprimtari agjenturore për një fuqi të huaj. Hanning u arrestua të martën në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Nordwalde, pranë Münsterit, nga hetues të Zyrës Federale të Policisë Kriminale gjermane (BKA). Rasti po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme Federale.

Në të njëjtën kohë, autoritetet arrestuan në Bavari edhe një ish-punonjës të lartë të BND-së, Manfred D., i cili kishte qenë shef i zyrës së Hanning dhe kishte vazhduar të punonte në shërbim deri në pranverën e vitit 2026.

Sipas hetuesve, Manfred D. dyshohet se i ka siguruar Hanningut, kundrejt pagesës, informacione shumë sekrete nga BND-ja. Bëhet fjalë për rreth 2 mijë dokumente, përfshirë materiale informuese që përdoreshin në takimet e drejtuesve të shërbimeve të sigurisë me Kancelarinë gjermane.

Dokumentet dyshohet se përmbanin informacione jashtëzakonisht sensitive, përfshirë të dhëna mbi programin bërthamor të Iranit dhe ushtrinë ruse, si dhe materiale të marra nga shërbime partnere të huaja.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse Hanning i ka përdorur këto të dhëna për të përgatitur analiza për një shërbim të huaj inteligjence. Sipas raportimeve të WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung, në këtë fazë nuk bëhet fjalë për dyshime se informacionet i janë dhënë Rusisë.

Hetimi ndaj Hanning dhe ish-punonjësit të BND-së lidhet me dyshime për spiunazh në dëm të Gjermanisë, zbulim të sekreteve shtetërore dhe tentativë për tradhti ndaj vendit. Autoritetet federale gjermane ende nuk kanë komentuar publikisht të gjitha detajet e çështjes.

Gjurmët e hetuesve çuan te Hanning gjatë një hetimi tjetër, që lidhej me rastin e biznesmenes Christina Block dhe rrëmbimin e dy fëmijëve të saj. Gjatë kontrolleve të kryera në pronën dhe zyrat e Hanningut në vitin 2025, hetuesit gjetën materiale që dyshohet se përmbanin dokumente sekrete të BND-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI