Flash

I kërkuari i SPAK i zhdukur prej dy ditësh, dyshime për rrëmbimin e Inez Hajrullës

Lapsi.al 10 October 2026

I kërkuari i SPAK i zhdukur prej dy ditësh, dyshime për

Prej disa orësh po qarkullojnë raportime se Inez Hajrulla, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, mund të jetë rrëmbyer nga persona të lidhur me grupet rivale. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një rrëmbim. Familjarët e Hajrullës kanë bërë të ditur se prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të, por nuk kanë paraqitur kallëzim në polici. Mungesa e një denoncimi zyrtar dhe e të dhënave të konfirmuara mban të hapura pikëpyetjet mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Hajrulla është në kërkim nga SPAK pas urdhër-arresteve të lëshuara në mars 2026. Ai akuzohet për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe dyshohet për përfshirje në trafik narkotikësh. Më herët, Hajrulla u ka shpëtuar disa operacioneve të policisë për arrestimin e tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI