Flash

Inteligjenca gjermane: Rrezik për atentate dhe sabotime nga Rusia

Lapsi.al 5 October 2026

Inteligjenca gjermane: Rrezik për atentate dhe sabotime nga Rusia

Krerët e shërbimeve gjermane të inteligjencës kanë paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve që, sipas tyre, lidhen me aktivitetet ruse ndaj Gjermanisë dhe vendeve të NATO-s.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kreu i BND-së, Martin Jaeger, deklaroi se Rusia po zhvillon një luftë në hije, përmes përpjekjeve për frikësim dhe veprimeve të fshehta. Sipas tij, këto aktivitete nuk janë më raste të izoluara dhe shërbimet e inteligjencës përbëjnë një nga linjat kryesore të mbrojtjes. Ndërkohë, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kushtetuese, Sinan Selen, paralajmëroi se aktivitetet e dyshuara përfshijnë sabotime, përpjekje për vrasje dhe fushata dezinformimi.

Ai tha se situata po përkeqësohet dhe se shërbimet gjermane duhet të përshtatin mënyrën e veprimit ndaj këtyre kërcënimeve. Paralelisht, në Bundestag pritet të shqyrtohet një projektligj që do t’u jepte shërbimeve sekrete kompetenca të zgjeruara për ndërhyrje operative në raste të caktuara, veçanërisht për parandalimin e sabotimeve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI