Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

"Ishte penallti flagrante", Maran i tërbuar me arbitrin Hennessy, për episodin me Uzunin

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i Kombëtares Rolando Maran, ka shprehur trishtimin për mënyrën si erdhi humbje me Finlandën.

Lapsi.al 3 October 2026

"Ishte penallti flagrante", Maran i tërbuar me arbitrin Hennessy,

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i Kombëtares Rolando Maran, ka shprehur trishtimin për mënyrën si erdhi humbje me Finlandën. Tekniku italian ka evidentuar edhe episodin e diskutueshëm në zonën kundërshtare, ku rrëzimin e Uzunit arbitri Hennessy e konsideroi simulim, duke e quajtur penallti flagrante.

Përtej gjithë faktorëve që sollën përmbysjen e rezultatit, tekniku Rolando Maran ngre zërin për një episod tjetër, këtë herë në zonën e Finlandës, kur Uzuni u rrëzua, por arbitri irlandez Hennessy vazhdoi lojën. "Ka shumë hidhërim, ka inat, sepse të humbësh një ndeshje që nuk meriton absolutisht ta humbasësh, sepse edhe 10 kundër 11 ishim më të rrezikshëm ne. E me një episod penalltie në zonën kundërshtare që ngjante flagrante. Prandaj të kthemi në Tiranë pa asgjë nga kjo ndeshje të tërbon. Mbetet ajo që ishim, atë që treguam, por pa pikë të dhemb".  

Shqipëria në Helsinki, përballë Finlandës, nuk humbi vetëm ndeshjen, por edhe vendin e parë të grupit, në ndeshjet e tretë të Grupit C1 të Nations League. Tani Shqipëria do ta mbyllë fushatën e katër ndeshjeve të para në Air Albania me San Marinon, duke mbetur në ndjekje të Finlandës, që ka një pikë më shumë, për të kuptuar si do të ndërtohen llogaritë  edy ndeshjeve të fundit në nëntor. 

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI