Flash

Shqipëria kërkon triumfin në përplasjen direkte me Finlandën: Maran ka gati edhe një plan B në Helsinki

Një fitore në Helsinki kundër Finlandës mund të ishte pothuaj objektiv i arritur për Shqipërinë. Maran do të blindonte vendin e parë, por me llogari të bëra, ndoshta tekniku mund të luajë edhe për një pikë në transfertë

Lapsi.al 3 October 2026

Shqipëria kërkon triumfin në përplasjen direkte me

Një fitore në Helsinki kundër Finlandës mund të ishte pothuaj objektiv i arritur për Shqipërinë. Maran do të blindonte vendin e parë, por me llogari të bëra, ndoshta tekniku mund të luajë edhe për një pikë në transfertë, duke qenë se nordikët e bjellorusët barazuan dy ditë më parë.

Kush do ta mendonte se në vigjilje të ndeshjes së tretë nga gjashtë, Shqipëria do të ishte një hap larg arritjes së objektivit për të fituar grupin në Nations League. E megjithatë, jemi aty, gati të blindojmë vendin e parë, nëse ja dalim të triumfojmë në Finlandë. Para se të sqarojnë balancat e forcës në përplasjen direkte, krahasimi i vetëm që bëhet është se Shqipëria mposhti Bjellorusinë në Tiranë, gjë që Finlanda nuk e bëri dot në Helsinki. Duke qenë se me San Marinon është e vështirë që dikush të gabojë, pikërisht ky dy pikësh po bën diferencën momentalisht, por me një fitore hendeku do të shkonte në 5 dhe rivali kryesor do të kthehej pastaj Bjellorusia e Goncharenkos, që ndërkohë që i pret kuqezinjtë në Minsk. 

5 pikë janë një avantazh i mjaftueshëm për të lejuar edhe një humbje, në dy ndeshjet e fundit dhe praktikisht Maran do të kishte një objektiv të arritur, vetëm për ta administruar, por nëse Finlanda shfaqet shumë e fortë në Helsinki, atëherë, kuqezinjtë mund të mjaftohen me një pikë atje, duke bërë llogaritë me avantazhin se në kthim i presim në Tiranë. Rreziku këtu shfaqet në fakt në një tjetër territor, atë Bjellorus, ku Shqipëria do të jetë vizitore dhe avantazhi i ndeshjes së parë, duhet mbrojtur me kthetra për tu renditur në krye të Grupit C1 e për të vazhduar ndjekjen e rrugës së shkurtër për tu kualifikuar në Euro 2028.    

SKENARËT E GRUPIT

Shqipëria e nis këtë ndeshje nga vendi i parë i Grupit 1 të Ligës C, me 6 pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve. Finlanda është e dyta me 4 pikë, ndërsa Bjellorusia ka 1 pikë dhe San Marino ende nuk ka grumbulluar pikë. Kjo e bën përballjen e sotme veçanërisht të rëndësishme, pasi në fushë përballen dy skuadrat që aktualisht kryesojnë grupin. Në një skenar të mundshëm, Shqipëria mund ta sigurojë matematikisht vendin e parë që në ditët e ardhshme. Për këtë, kuqezinjtë duhet të fitojnë sot ndaj Finlandës dhe më pas ndaj San Marinos, ndërsa ndeshja Bjellorusi-Finlandë, e programuar për 6 tetor, duhet të përfundojë në barazim. 

Nëse ky kombinim rezultatesh realizohet, Shqipëria do të arrinte në 12 pikë dhe do të krijonte një diferencë që nuk mund të përmbysej nga rivalët në ndeshjet e mbetura. Por për momentin, e gjithë vëmendja është te Helsinki dhe te 90 minutat që nisin sot në orën 15:00. 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI