Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Iu vihet flaka dy automjeteve diplomatike bullgare në Shkup/ Reagon Sofja: Akt agresioni i nxitur nga retorika politike

Lapsi.al 16 June 2026

Një incident është shënuar përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, ku dy automjeteve me targa diplomatike iu është vënë flaka.

Në pranga u vu autori, një 44-vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur nga kamerat teksa hedh lëndë djegëse tek automjetet dhe iu vë flakën. Qeveria e Maqedonisë së Veriut e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në një shtet demokratik.

“Qeveria dënon pa mëdyshje vandalizmin dhe zjarrvënien e papranueshme të automjeteve diplomatike në një zonë ngjitur me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup. Veprime të tilla përbëjnë një sulm ndaj parimeve të sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik. Si qeveri, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se çdo përpjekje për të provokuar tensione, për të përhapur urrejtje ose për të prishur sigurinë do të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe”, tha qeveria. Ministria e Jashtme bullgare dënoi ashpër zjarrvënien, duke theksuar se ky është një akt i hapur agresioni, i nxitur nga retorika agresive politike.

“Ky akt i hapur agresioni kërcënon shëndetin dhe jetën e punonjësve të ambasadës sonë në Shkup. Pa ndërhyrjen në kohë të konsullit bullgar me një fikës zjarri, dëmi nga kjo zjarrvënie e qëllimshme mund të kishte qenë dukshëm më i madh. Ne këmbëngulim për drejtësi të menjëhershme në këtë rast. Ky sulm i fundit kundër Bullgarisë e bullgarëve është rezultat i retorikës agresive politike, nxitjes së urrejtjes dhe mungesës së një përgjigjeje adekuate nga institucionet (e Maqedonisë së Veriut) ndaj incidenteve të mëparshme të ngjashme. Shteti bullgar do të vazhdojë të përdorë të gjitha praktikat e vendosura për të kundërshtuar përpjekjet për të krijuar një atmosferë frike për bullgarët në republikën e Maqedonisë së Veriut“, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI