Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Janar-mars, industria në presion, bien shitjet dhe prodhimi, por pagat rriten

Lapsi.al 19 June 2026

Sektori i industrisë vijoi rënien edhe në vitin 2026 ndjeshëm, duke reflektuar vështirësi në volumet e prodhimit dhe në realizimin e shitjeve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi Treguesit Afatshkurtër të Prodhuesve të të Mirave për Tremujorin e Parë (T1) të vitit 2026, industria është i vetmi grup i madh ekonomik që ka shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Rënia e sektorit hyn në vitin e katërt, si pasojë e një krize të shumëfishtë që nisin me rënien e euros dhe rënien e kërkesës nga jashtë nën ndikimin e luftërave në Ukrainë dhe Iran.

Nga ana tjetër, degët si ndërtimi dhe energjia po udhëheqin rritjen, por i gjithë fronti i prodhuesve po përballet me një rritje të dyshifrore të kostove të punës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë shitjet neto në sasi pësuan rënie vjetore prej 3,1%. Indeksi i prodhimit industrial shënoi një kontraktim edhe më të fortë prej 4,9% në terma vjetorë dhe rënia e aktivitetit është reflektuar direkt në tregun e punës, ku indeksi i numrit të të punësuarve në industri shënoi rënie prej 2,9%.

Vështirësia më e madhe është regjistruar te Industria Nxjerrëse, e cila ka pësuar një goditje të rëndë: Shitjet neto në volum ranë me 28,1% dhe prodhimi në volum u tkurr me 26,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Industria Përpunuese shfaqi një rritje minimale e anemike, me një rritje të shitjeve prej 2,5% dhe të prodhimit me vetëm 1,0%.

Pavarësisht rënies së xhiros dhe tkurrjes së numrit të të punësuarve, ndërmarrjet industriale po përballen me një rritje të detyruar të kostove të personelit.

Indeksi i fondit të pagave në industri u rrit me 7,5% në terma vjetorë. Kjo dëshmon presionin e madh që ka tregu i punës për rritjen e pagave, duke shtrydhur normat e fitimit të bizneseve në një kohë kur produktivitetit dhe volumet e tyre po bien.

Ndërtimi dhe Energjia mbajnë “peshën” e rritjes

Ndryshe nga industria, sektorët e tjerë të prodhimit të të mirave materiale patën një ecuri pozitive, të nxitur edhe nga faktorë sezonalë apo investime. Ndërtimi vazhdon të jetë në cikël galopant. Shitjet neto në volum u rritën me 8,6% , prodhimi me 7,2% , ndërsa fondi i pagave në këtë sektor kërceu me një nivel rekord prej 22,4%.

Energji elektrike, gaz, avull Regjistroi rritjen më të lartë të prodhimit në volum me 45,0% , e ndjekur nga një rritje prej 17,6% në shitje.

Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve: Shitjet në volum u rritën me 15,1% , ndërsa fondi i pagave u rrit me 18,5%./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI