Flash

Jessica Simpson rrëfen anën e errët të famës

Lapsi.al 14 June 2026

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka bërë një rrëfim të sinqertë për presionin që përjetoi në fillimet e karrierës së saj muzikore.

Gjatë një koncerti në Pensilvani, 45-vjeçarja tregoi se shtëpia e saj diskografike i kishte kërkuar të humbiste peshë për t’u përshtatur me imazhin e yjeve të muzikës pop të asaj kohe, si Britney Spears dhe Christina Aguilera.

“Kur fillova të këndoja, sipas kompanisë diskografike duhej të isha një yll pop. Ishin Britney Spears dhe Christina Aguilera, të cilat i donim dhe i mbështesnim, por mua më duhej të ndiqja gjurmët e tyre,” tha Simpson para publikut.

Ajo kujtoi se ishte vetëm 17 vjeçe kur drejtuesit e industrisë muzikore i kërkuan të humbiste rreth 15 paund (afërsisht 7 kilogramë), edhe pse në atë kohë peshonte vetëm rreth 52 kilogramë.

“Mendoja se më kishin kontraktuar për zërin tim, por papritur më thanë: ‘Duhet të humbasësh 15 paund’. Për një vajzë 17-vjeçare, kjo ishte shumë e vështirë,” rrëfeu ajo.

Sipas Simpson, presioni vazhdoi edhe gjatë publikimit të albumit të saj të dytë, “Irresistible”, kur iu kërkua të kishte bark të tonifikuar dhe pamje më atletike.

“Më thanë se duhej të kisha bark me muskuj. Por unë thjesht nuk jam ndërtuar në atë mënyrë. Kam pak bark dhe jam krenare për këtë,” u shpreh këngëtarja.

Ajo shtoi se gjatë gjithë karrierës është përpjekur të përmbushë pritshmëritë e të tjerëve për atë se si duhej të dukej dhe të sillej Jessica Simpson.

“Kishte gjithmonë diçka që duhej të ndryshoja për t’u bërë versioni i Jessica Simpson që ata mendonin se do të ishte i suksesshëm. Gjithmonë ndihesha si një dështim, sepse nuk isha kurrë mjaftueshëm e mirë,” tha ajo.

Jessica Simpson u bë e famshme në fund të viteve ’90 me hitin “I Wanna Love You Forever” dhe albumin debutues “Sweet Kisses”. Vitin e kaluar ajo publikoi muzikë të re për herë të parë pas 15 vitesh, duke treguar se rikthimi në skenë e ka ndihmuar të shërohet emocionalisht dhe të rifitojë besimin në vetvete.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI