Flash

Perrie Edwards rikujton ndarjen me Zayn Malik: “Ishte ferr”

Lapsi.al 11 June 2026

Perrie Edwards ka folur hapur për fundin e lidhjes së saj me ish-anëtarin e One Direction, Zayn Malik, duke zbuluar se në fund të fejesës së tyre kishte pasur “mbivendosje” me marrëdhënien e tij të mëvonshme me modelen Gigi Hadid.

Gjatë një interviste në podcastin “Great Company with Jamie Laing”, të publikuar më 10 qershor, Edwards rrëfeu se periudha pas ndarjes ishte një nga më të vështirat e jetës së saj.

“Kur kalon një zemërthyerje, është ferr. Nuk ha dot, nuk fle dot. Ndihesh tmerrësisht keq. Ndihesh e braktisur dhe sikur nuk je mjaftueshëm e mirë. Mendon se je lënë për diçka më të mirë,” tha ajo.

Këngëtarja e Little Mix tregoi se në atë kohë ndiente sikur e gjithë bota po e shikonte dhe po tallej me të. Sipas saj, Malik e pati më të lehtë ta kalonte ndarjen, pasi kishte nisur një lidhje të re.

“Kur vazhdon jetën me dikë tjetër, sigurisht që e përballon më lehtë. Kur je ti ai që mbetet pas, atëherë është e vështirë. Mendon: ‘Më ka lënë për dikë më të bukur, më të mirë se unë’,” u shpreh Edwards.

Ajo kujtoi gjithashtu këngën “PILLOWTALK” të Malik, duke lënë të kuptohet se situata u bë edhe më e dhimbshme kur pa që në videoklipin e këngës, e cila mendohej se ishte frymëzuar nga marrëdhënia e tyre, shfaqej një tjetër vajzë. “Ishte një gjë pas tjetrës,” tha ajo.

Sot, Edwards është e fejuar me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain dhe thotë se përvoja e kaluar e ndihmoi të kuptonte se marrëdhënia e saj me Malik nuk ishte e shëndetshme.

“Mund ta quash dashuri rinore apo çfarëdo tjetër, por tani që kam përjetuar një dashuri të shëndetshme, e kuptoj sa e bukur është. Nuk të bën të ndihesh vazhdimisht keq apo me ankth,” deklaroi ajo.

Perrie Edwards dhe Zayn Malik u njohën në spektaklin “The X Factor UK” në vitin 2011. Pas disa vitesh lidhjeje, Malik i propozoi për martesë në gusht të vitit 2013. Dyshja u nda në gusht të vitit 2015, pas dy vitesh fejesë.

Pak muaj më vonë, Malik u përfol për një romancë me Gigi Hadid dhe çifti e bëri publike lidhjen në dhjetor të vitit 2015. Ata patën një marrëdhënie me ulje-ngritje për disa vite dhe kanë një vajzë së bashku, Khai. Ndarja e tyre përfundimtare u konfirmua në vitin 2021.

Në vitin 2016, Edwards zbuloi në librin e Little Mix, “One World”, se Malik i kishte dhënë fund fejesës përmes një mesazhi telefonik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI