Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

Lapsi.al 4 August 2026

Rritja e tarifave të ujit po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës së ujësjellësve sesa për të përmirësuar performancën e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ngre këtë shqetësim në auditimin e Entit Rregullator të Ujit, duke evidentuar nivele tepër të larta të Ujit Pa të Ardhura në Lezhë, Fier dhe Shkodër.
Sipas KLSH-së, treguesi i Ujit Pa të Ardhura arrin në 74.14% në UK Rajonale Lezhë, 69.59% në Fier dhe 67.01% në Shkodër. Auditimi vlerëson se problemi nuk po trajtohet me masa konkrete dhe detyruese në përpjesëtim me ndikimin që ka në kostot që përballojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat.

“Në këto kushte, rritja e tarifave më së shumti përdoret për të mbuluar pasojat e mosmenaxhimit dhe joeficiencës së këtyre shoqërive”, konstaton KLSH, ndërsa thotë se kërkesat për tarifa më të larta nuk janë shoqëruar me masa të qarta e të matshme për uljen e humbjeve, luftimin e lidhjeve të paligjshme, përmirësimin e faturimit dhe investimet në rrjet.

Situata më problematike nga tre operatorët e analizuar rezulton në Lezhë. Shoqëria prodhonte rreth 13.65 milionë m³ ujë në vit, por vetëm 16.3% e prodhimit ishte e matur. Uji Pa të Ardhura arrinte në 74.14%, nivel që vetë dokumentacioni i përdorur në procesin rregullator e konsideron të papranueshëm.Problemi lidhet me humbjet teknike, lidhjet e paligjshme dhe pasaktësitë në vlerësimin e sasive të ujit.

Në Shkodër problemi është edhe më i madh sa i përket besueshmërisë së bazës së të dhënave. Prodhimi vjetor është rreth 14.8 milionë m³, por është pothuajse 100% i vlerësuar, pasi vetëm disa burime kanë ujëmatës. Nga ky prodhim, shoqëria faturon vetëm 32.98%, ndërsa Uji Pa të Ardhura është 67.01%. Rrjeti prej 313 kilometrash paraqitet në një pjesë të madhe i amortizuar, sidomos në Vau Dejës dhe Malësi të Madhe. Ndërkohë, 73.7% e lidhjeve të konsumatorëve kanë ujëmatës, por matja mungon pikërisht në prodhim, duke krijuar pasiguri mbi volumin që hyn në sistem.

Në Fier prodhohen 20.79 milionë m³ ujë në vit, nga të cilat vetëm 67.7% maten. Shoqëria faturon vetëm 30.41% të ujit të prodhuar, ndërsa Uji Pa të Ardhura arrin në 69.59%.
Në Fier, auditimi thekson edhe burimin e humbjeve: 31.93% përfaqësojnë humbje administrative, ku përfshihen lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi, ndërsa 37.01% janë humbje reale ose teknike.

KLSH vlerëson se, kur niveli i Ujit Pa të Ardhura është kaq i lartë, rritja e tarifës rrezikon t’ua transferojë barrën konsumatorëve korrektë, ndërsa vazhdojnë problemet që krijojnë humbjet.Për këtë arsye, KLSH kërkon që ERRU, kur miraton tarifat për operatorët me humbje të larta, të vendosë kushte detyruese performance dhe jo vetëm objektiva deklarative. Operatorët duhet të kenë plane veprimi të verifikueshme, afate, indikatorë konkretë dhe pasoja rregullatore nëse objektivat nuk realizohen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI