Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kombëtarja më e varfër, udhëton më shumë në Botëror: Curaçao, mbi 10 mijë km për 3 ndeshje 

Është llogaritur se kombëtarja e Curaçaos do të përshkojë gjithsej 10.121 kilometra vetëm për tri ndeshjet e para të grupit.

Lapsi.al 9 June 2026

Curaçao është një nga kombëtaret më interesante të Botërorit 2026. Ka pritshmëri të mëdha për të parë në veprim këtë kombëtare, e krijuar vetëm në vitin 2010, por që në nëntorin e kaluar arriti të kalojë për herë të parë në histori kualifikueset botërore dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Në renditjen FIFA ajo mban vendin e 82-të, ndërsa pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë ka qenë vendi i 68-të, në korrik të vitit 2017. Për Botërorin 2026, kalendari i Curaçaos rezervon sfida interesante dhe në disa aspekte shumë të vështira. Grupi përfshin Gjermania, Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë. Entuziazmi mund të bëjë diferencën, por Curaçao do të duhet të ketë kujdes edhe nga lodhja.

Kombëtarja do të qëndrojë në Florida, në Atlantic University në Boca Raton, dhe do të luajë tri ndeshjet e para të grupit duke përshkuar më shumë kilometra se çdo kombëtare tjetër. Duke qenë se Botërori zhvillohet në tre vende, Curaçao do të detyrohet të udhëtojë distanca gjigante nga njëri qytet në tjetrin, duke pasur gjithmonë si bazë qendrën e saj stërvitore. Është llogaritur se kombëtarja do të përshkojë gjithsej 10.121 kilometra vetëm për tri ndeshjet e para të grupit.

Për ndeshjen historike të debutimit kundër Gjermanisë, nga qendra stërvitore deri në NRG Stadium të Houstonit dhe kthimi, Curaçao do të përshkojë 3.088 kilometra. Por nuk mbaron me kaq, sepse distanca rritet edhe për ndeshjen e dytë, që në letër duket më e përballueshme kundër Ekuadorit. Në këtë rast, nga kampi stërvitor deri në Arrowhead Stadium të Kansas City dhe kthimi, kombëtarja do të përshkojë 3.904 kilometra.

Së fundi, në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për kualifikimin, atë kundër Bregut të Fildishtë, nga qendra stërvitore deri në Lincoln Financial Field të Filadelfias dhe kthimi, Curaçao do të përshkojë 3.129 kilometra. Totali kalon 10.000 kilometra, duke e bërë kombëtaren që do të udhëtojë më shumë nga të gjitha 48 skuadrat pjesëmarrëse.

Ndërkohë, kombëtarja që do të përshkojë vetëm pak më shumë se 900 kilometra në tri ndeshjet e para të grupit është Meksika, një nga vendet organizatore, e grumbulluar në Centro de Alto Rendimiento në Mexico City.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI