Flash

Kurti: PDK-së i duhet vota jonë për nënkryetarin, neve për Presidentin

Lapsi.al 11 September 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri sërish thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim, pas ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve.


Sipas Kurtit, PDK-së i nevojiten votat e Vetëvendosjes për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit, ndërsa LVV-së do t'i duhet mbështetja e PDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentit.

 

'Partisë Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Nevojitet mungesa e bojkotit apo edhe vota kundër e PDK-së, atyre iu nevojitet vota e jonë për, neve na kryen punë edhe vota e tyre kundër. Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi. Më vjen keq që kryetari i PDK-së nuk më është përgjigjur në mesazh për takim, por këtë e ka bërë publikisht duke thënë që s’kemi nevojë për takim. Unë besoj që kemi nevojë për takim Ashtu siç kemi qenë ne konstruktivë vitin e kaluar, të jenë edhe të tjerët, por më së miri të sqaroheshin në takime të përbashkëta. Në një takim timin me Bedri Hamzën do ta sqaronim se cilët deputetë të PDK-së do të mund të votoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje. Nuk kam dërguar ende ftesa, po dua që të takohemi e të bisedojmë që t’i diskutojmë emrat. Sot kemi braktisje të konstituimit të Kuvendit. Më herët thoshin se e kanë me urgjencë se duhet të hymë në seancë dhe të mos dalim deri ta kryejmë konstituimin. Nuk është tepër vonë nëse e bëjmë këtë të dielën”, tha Kurti.
 I pyetur se pse Vetëvendosje ishte kundër kandidaturës së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, Kurti iu referua qëndrimeve të mëparshme tw saj ndaj disa kandidateve dhe deputetëve të VV-së.

“Ju e dini që vitin e kaluar Vlora Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet pati kërkuar që zonja Feride Rushiti të tërhiqet, pardje Vlora Çitaku e bojkotoi votimin e Albulena Haxhiut për kryetare dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin për zgjedhjen e Presidentit”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI