Flash

Kurti takon kreun e PDK: Vendimi i Hagës duhet të përmbyset në Apel

Lapsi.al 17 September 2026

Tronditja e shkaktuar nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në fokus të diskutimeve mes dy liderëve ishte verdikti i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilin ekzekutivi i Kosovës e ka cilësuar si një goditje me pasoja të rënda administrative, gjeopolitike dhe kombëtare.

Gjatë takimit, Kurti dhe Hamza analizuan hapat ligjorë dhe gjeopolitikë që duhet të ndërmerren për të kërkuar korrigjimin e vendimit në shkallët e mëtejshme procedurale. Kryeministri Kurti nënvizoi se ky aktgjykim nuk mund të mbetet në fuqi dhe kërkon reagim institucional.

Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit: “Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e Apelit.”

 

Përveç koordinimit për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës, Kurti dhe Hamza u zotuan të mbajnë një linjë të drejtpërdrejtë dhe të rregullt komunikimi për çështjet me interes të lartë publik, shtetëror dhe kombëtar.

Reagimi zyrtar nga Prishtina ka risjellë në vëmendje legjitimitetin e luftës çlirimtare përballë aparatin shtypës të Serbisë. Ekzekutivi nënvizoi se rezistenca e armatosur e popullit të Kosovës ishte një e drejtë e pamohueshme përballë dhunës shtetërore sistematike.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë. 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI