Flash

Ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Si u ndihmua nga dy persona të kamufluar si policë

Lapsi.al 12 September 2026

Personi në foto është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në spital.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin.

Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë neutralizuar dy shoqëruesit.

Më pas, autorët kanë ndihmuar të burgosurin të largohej. Sipas informacioneve, ata kanë marrë me vete edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut. Pas kësaj, grupi është larguar me dy automjetet dhe ka humbur gjurmët.

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili, sipas mediave greke, ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat e Krimit të Organizuar për një çështje që lidhej me tentativë vrasjeje në Selanik.

Ngjarja kishte ndodhur në një kioskë ushqimore. Ai dyshohet gjithashtu se ka pasur përfshirje në çështje të lidhura me armët dhe trafikun e narkotikëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI