Flash

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

Lapsi.al 12 September 2026

Tre persona janë vënë në pranga në Patos, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të banesave në zonë.

Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në qarqet Fier dhe Gjirokastër.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan shtetasit F. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër; D. A., 31 vjeç, banues në Gjirokastër; dhe I. I., 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Tre të dyshuarit u kapën në qendër të Patosit, ndërsa lëviznin me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti shtetasit F. Gj. një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli vijoi edhe në banesën e shtetasit D. A., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera deri tani, dyshohet se tre personat kanë kryer dy vjedhje banesash më 5 dhe 6 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Sipas Policisë, në këto raste janë marrë bizhuteri floriri, 3,500 euro dhe dy telefona celularë.

Ndërkohë, më 9 shtator, të tre dyshohet se kanë tentuar të vjedhin edhe dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI