Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Nat Rothschild kritikon Ramën: Në Butrint po shkel detyrimet ndaj UNESCO-s dhe BE-së

Lapsi.al 30 July 2026

Lordi Nathaniel “Nat” Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij dhe një prej njerëzve më të njohur të botës së financës, ka shprehur për herë të dytë publikisht shqetësimin për mënyrën se si qeveria shqiptare ka trajtuar Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në një koment të publikuar si përgjigje ndaj gazetares së Channel 4, Lindsey Hilsum, Rothschild fillimisht vlerëson kryeministrin shqiptar, por më pas ndalet te vendimet që, sipas tij, kanë dëmtuar një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të vendit.

“Edi Rama është një politikan unik, dikush që e admiroj dhe ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por reduktimi i 800 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, në mënyrën se si zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, nuk është në përputhje me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe me frymën e mbrojtjes së mjedisit që është ndërtuar me shumë kujdes gjatë tre dekadave të fundit”, shkruan ai.

Përmes këtij reagimi, Rothschild kritikon dy vendime që kanë qenë në qendër të debatit publik: heqjen e rreth 800 hektarëve nga territori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ndryshimet ligjore të vitit 2024 që i hapën rrugë investimeve strategjike edhe në zona të mbrojtura. Sipas tij, këto masa bien ndesh me detyrimet që Shqipëria ka marrë ndaj UNESCO-s, me standardet që kërkon procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe me filozofinë mbi të cilën është ndërtuar mbrojtja e mjedisit në tre dekadat e fundit.

Nuk është hera e parë që Rothschild ndërhyn në këtë debat. Ky është reagimi i tij i dytë publik për Butrintin, ndërsa polemikat për zonat e mbrojtura janë shtuar pas ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria dhe projekteve të mëdha turistike në bregdet.

Nat Rothschild është një financier britanik dhe pjesëtar i dinastisë së famshme Rothschild. Pas vdekjes së të atit, Jacob Rothschild, ai trashëgoi titullin Baroni i Pestë Rothschild dhe vijon të jetë një nga figurat më të njohura të botës së investimeve. Emri i tij u bë i njohur edhe në Shqipëri pasi ishte ai që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner gjatë një takimi në jahtin e tij në vitin 2021, njohje që më pas u pasua nga investimi i planifikuar i familjes Kushner në jug të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI