Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

“Ndahet nga jeta Franco Baresi”, Milan përgënjeshtron lajmin që ngatërroi edhe zv/kryeministrin Salvini

Klubi i AC Milan ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmet që qarkulluan në orët e fundit për ndarjen nga jeta të legjendës së klubit, Franco Baresi.

Lapsi.al 29 July 2026

Klubi i AC Milan ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmet që qarkulluan në orët e fundit për ndarjen nga jeta të legjendës së klubit, Franco Baresi. Përmes një reagimi në rrjetin social X, kuqezinjtë sqaruan se ish-kapiteni po kalon një periudhë delikate shëndetësore, por hodhën poshtë çdo informacion që fliste për vdekjen e tij.

"AC Milan përgënjeshtron lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar këto minuta në lidhje me Franco Baresin. Franco po përballet me një moment delikat dhe klubi është pranë tij me përkushtim, ashtu si edhe pranë familjes së tij. Ftojmë të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacioneve të pabazuara", thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Lajmi i rremë krijoi konfuzion edhe në Itali. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale me fjalët: "Fluturo me tribunën tënde, Kapiten", por pak më vonë e fshiu postimin pasi u konfirmua se informacioni nuk ishte i vërtetë.

Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri

Franco Baresi kaloi vitin e kaluar një nga momentet më të vështira të jetës së tij, larg vëmendjes së publikut. Në gusht të vitit 2025, legjenda e Milan iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një noduli në mushkëri, i zbuluar gjatë një kontrolli rutinë. Problemi u identifikua rastësisht gjatë ekzaminimeve parandaluese, ndërsa mjekët vendosën se ndërhyrja duhej të kryhej pa vonesë. Operacioni u realizua me teknikë mini-invazive, duke mundësuar heqjen e nodulit me ndikim më të vogël në organizëm dhe një rikuperim më të shpejtë. Sipas raportimeve, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe pa komplikacione.

0Pas operacionit, Baresi ndoqi një periudhë rikuperimi të kujdesshme në shtëpi, e shoqëruar me kontrolle të specializuara dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore për të monitoruar ecurinë e gjendjes së tij. Ish-kapiteni i Milan zgjodhi ta përjetonte këtë periudhë me diskrecion të plotë, duke mos bërë deklarata publike dhe duke u përqendruar vetëm te shërimi. Rikthimi i tij në jetën publike erdhi në nëntor 2025, kur u shfaq sërish në Casa Milan. Prania e tij u prit me ngrohtësi nga klubi dhe tifozët kuqezi, të cilët i shprehën mbështetjen dhe respektin një prej figurave më ikonike në historinë e Milanit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI