Flash

Në Përrenjas protestohet kundër ndarjes territoriale: S'duam bashkim me Librazhdin, duam vetëqeverisje

Lapsi.al 21 July 2026

Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një protestë kundër planit të PS për Reformën Territoriale që sipas tyre e shkrin këtë bashki me atë të Librazhdit.

Një nga protestuesit është shprehur se me kthimin e Prrenjasit në njësi administrative të Librazhdit do të humbasin vlerat kulturore e arsimore të zonës.

Ai ka shtuar më tej se nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe zakonet e Librazhdit dhe se duan të vetëqeverisen. Po ashtu gjatë fjalës së tij ka paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzojë derisa ky plan most ë aplikohet.

“Kjo është batërdi e madhe. Kjo zonë do të humbë vlerat kulturore, arsimore dhe të tjera. Njësitë vendore qeverisëse organizohen në bazë territoresh. Ne nuk kemi asnjë lloj lidhje as kulturore, as të zakoneve me Librazhdin, nuk kemi asnjë pikë takimi me ta. Ne kemi pasuritë tona ujore dhe vetë administrojmë. Nuk ka pse të shkrihet bashkia e Prrenjasit sepse i ka të mjaftueshme kapacitetet profesionale dhe intelektuale.

Nuk duam gradaçela por vetëqeverisje. Ata njerëz që i kemi votuar dhe na përfaqësojnë duhet të na kthejnë nderin dhe të shpëtojnë Prrenjasin. Do të jemi të gatshëm dhe do t’i dalim për zot qytetit tonë. Do të shpëtojmë Prrenjasin nga një fshirje e identitetit dhe të gjithë resurseve që kemi ne. Do të qëndrojmë fort por pse jo do të përshkallëzojmë dhe protestën tonë deri në arritjen e qëllimit”, është shprehur qytetari.
Pak ditë më parë, bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale u shpreh se këtë herë synohet krijimi i një numri më të vogël bashkish krahasuar me numrin aktual.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI