Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë

Lapsi.al 28 June 2026

Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Europën, përballueshmëria është bërë një nga çështjet ekonomike përcaktuese për qytetarin mesatar europian.

Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Europë, teksa një familje, me katër persona me dy të rritur me rrogë mesatare shpenzon 89% të të ardhurave për të bërë një jetesë normale.

Në këto nivele, Tirana renditet vetëm pas Lisbonës, që kryeson lisën në Europë me një nivel prej 12195.8%.

Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia. Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto). Informacioni për Shqipërinë është përpunuar nga Monitor. 

 Raporti merr në konsideratë pagën neto, që për Shqipërinë është 760 euro në muaj dhe të ardhurat e familjes i llogarit në 1520 euro në muaj, duke supozuar që punojnë dy të rritur. Një shpenzim për një familje me katër persona llogaritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpenzuar gati 90% e të ardhurave. 

Shqipëria ka një kosto jetese shumë më të shtrenjtë sesa vendet e tjera të rajonit. Në Shkup Të Maqedonisë së Veriut, ku paga mesatare neto është në nivele të ngjashme më të Shqipëri, në 769 euro në muaj, shpenzimet mujore për një familje me 4 persona janë 1037 euro, duke zënë 67% të të ardhurave, shumë më pak sesa në Shqipëri.

Në Beograd, ku paga neto është 1081 euro, pesha është 68.2%, teksa shpenzimet mujore janë pak më të larta se në Tiranë duke arritur në 1478 euro, por pagat neto janë rreth 30% më të larta.

Në Podgoricë, paga mesatare mujore neto është 883 euro, më e lartë sesa në Shqipëri dhe shpenzimet mujore janë më të ulëta në 1077 euro, duke bërë që Sarajeva të jetë relativisht qyteti me koston më të ulët të jetesës në rajon, në raport me të ardhurat.  

Të dhënat për Kosovën nuk janë në këtë raport.

Qyteti më i lirë për të jetuar është Brukseli, ku paga mesatare neto mujore për një person është 2945 euro, ndërsa shpenzimet mujore janë 2653 euro, ose 45% të të ardhurave./Monitor

 
    

 
 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI