Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Një kërkesë e veçantë para vdekjes, zbulohen detaje nga ditët e fundit të Dolly Parton

Lapsi.al 23 September 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth ditëve të fundit të jetës së legjendës së muzikës Dolly Parton, duke zbuluar se këngëtarja kishte kërkuar që njerëzit e saj të dashur të mos e kujtonin në gjendjen e brishtë të ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, Parton kaloi pjesën më të madhe të ditëve të fundit në vetmi, me vetëm dy persona të afërt pranë saj: artistja e saj e përhershme e parukeve dhe grimit, Cheryl Riddle, dhe nipi i saj Brian Seaver.

Dolly Parton ndërroi jetë më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Sipas raportimeve të publikuara nga mediat amerikane, Parton kishte kërkuar që Cheryl Riddle të qëndronte pranë saj, pasi dëshironte që ajo të kujdesej për pamjen e saj pas vdekjes.

Këngëtarja kishte menduar edhe për mënyrën se si dëshironte të dukej gjatë ceremonisë mortore, duke kërkuar që të ishte e përgatitur për një varrim me arkivol të hapur. Për Parton, prania e Riddle në ato momente duket se ishte pjesë e një plani të menduar prej kohësh.


Një tjetër person që qëndroi pranë saj ishte nipi Brian Seaver, djali i motrës së saj Cassie. Sipas raportimeve, Parton i kishte besuar atij një detyrë të veçantë: të ishte personi që do të njoftonte publikun për vdekjen e saj kur të vinte momenti.

Dhe kështu ndodhi.Brian publikoi një video prekëse në llogarinë zyrtare të Dolly Parton në Instagram, ku njoftoi ndarjen nga jeta të artistes. Ai tregoi se ky ishte një premtim që tezja e tij ia kishte kërkuar vite më parë, shumë kohë përpara se ai të përballej realisht me atë moment.

“E kam imagjinuar peshën e këtij momenti, por nuk e kam ndier vërtet deri tani”, u shpreh ai në mesazhin e tij.

Brian shtoi se dhimbja i përkiste familjes, ndërsa Dolly, sipas tij, kishte jetuar jetën e saj “në dritë”.

Vdekja e Dolly Parton erdhi më pak se 18 muaj pas humbjes së bashkëshortit të saj, Carl Dean, me të cilin ishte martuar për afro gjashtë dekada. Në muajt para vdekjes, Parton kishte folur edhe për problemet e saj shëndetësore. Në një intervistë për PEOPLE, ajo kishte pranuar se po përballej me disa probleme shëndetësore të cilave nuk u kishte kushtuar vëmendje sa duhej, pasi ishte përqendruar te kujdesi për bashkëshortin e saj.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI