Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive me fond mbi 6.1 milionë euro

Lapsi.al 4 August 2026

Pesë ankesa të paraqitura pas fazës së vlerësimit kanë çuar në Komisionin e Prokurimit Publik tre procedura për shërbimin e lavanderisë në spitale, me një fond limit të përbashkët prej rreth 608.2 milionë lekësh apo mbi 6.1 milionë euro. Tenderët janë zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe lidhen me shërbimin e lavanderisë për Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, Qendrën Spitalore Rajonale Berat dhe Spitalin Rajonal Durrës.

Procedura me fondin më të lartë është ajo për furnizimin e shërbimit të lavanderisë në Spitalin Rajonal Durrës, me një fond limit prej rreth 296.98 milionë lekësh. Ankesa për këtë tender është paraqitur nga një operator ekonomik. Për Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, fondi limit arrin në 188.48 milionë lekë. Procedura është ankimuar nga dy operatorë ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar rezultatin e fazës së vlerësimit.

Tenderi për furnizimin dhe shërbimin e lavanderisë në Qendrën Spitalore Rajonale Berat ka një fond limit prej rreth 122.76 milionë lekësh. Edhe kjo procedurë ka përfunduar në KPP pas ankesave të paraqitura nga dy operatorë ekonomikë. Në total, bëhet fjalë për pesë ankesa të lidhura me tre procedura të ndryshme prokurimi të hapura në periudha të ndryshme kohore gjatë këtij viti.  Të gjitha ankesat lidhen me vlerësimin e ofertave, duke kaluar shqyrtimin e procedurave te Komisioni i Prokurimit Publik.

Periudha për të cilën kërkohet shërbimi zakonisht lidhet me një afat që shkon disa vite çfarë bën që edhe vlera e tenderave të jetë e konsiderueshme. Për shembull në rastin e shëbrimit për spitalin “Memorial” në Fier koha që kërkohet për mbulimin e shërbimit është 48 muaj. Po kaq është edhe koha që kërkohet shërbimi për spitalin në Durrës tenderi i të cilit u hap në maj të këtij viti. Kjo nuk është hera e parë që tenderat për shërbimin e lavanderisë në spitalet e vendit përfundojnë të ankimuara teksa ato zakonisht janë pjesë e marrëveshjeve kuadër që do të thotë se për të njëjtin shërbim mund të hyjnë në marrëveshje disa operatorë ekonomikë./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI