Flash

Plagoset me armë shqiptari në Athinë: Tentuan të më grabisin

Lapsi.al 7 September 2026

Pamje si në “Far West” panë banorët e lagjes “Patisia” të Athinës në orët e para të mëngjesit të së hënës. Persona të panjohur qëlluan me armë një burrë 55-vjeçar me origjinë shqiptare poshtë shtëpisë së tij, duke e plagosur lehtë në këmbë.

Incidenti ndodhi pak pas orës 4.30 kur dy persona që udhëtonin me motoçikletë hapën zjarr ndaj 55-vjeçarit. Plumbat e kanë goditur viktimën në këmbë, i cili është marrë nga një ambulancë dhe është transportuar në Spitalin Gennimatas, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën me një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mediat greke kanë publikuar pamje të asaj ndodhte në zonë pas ngjarjes. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, mori ndihmën e parë nga banorët e zonës derisa arriti një makinë patrulle e Policisë Greke. Sipas informacioneve, autorët janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka gjetur 3 gëzhoja në vendngjarje.

Mësohet se 55-vjeçari i ka thënë policisë se autorët kanë tentuar t’i vjedhin biçikletën dhe se e kanë qëlluar kur ai ka reaguar. Policia, megjithatë, duket e kujdesshme ndaj këtij versioni dhe po shqyrton të gjitha mundësitë për motivet e sulmit. Policia është duke kontrolluar gjurmët në motor për të parë nëse qëndron versioni i shqiptarit. 

“Protothema” shkruan se 55-vjeçari nuk ka të kaluar kriminale, ashtu si edhe anëtarët e familjes së tij. Megjithatë, policia e konsideron të vështirë ta shpjegojë sulmin e armatosur vetëm si një reagim ndaj një tentative vjedhjeje të një biçiklete dhe po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çfarë fshihet saktësisht pas incidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI